Aktualitet

Dita e parë e vitit nis me aksidente, 8 të plagosur në 1 Janar 2024

Shkruar nga Liberale
Dita e parë e vitit nis me aksidente, 8 të plagosur në 1 Janar

Dita e parë e vitit 2024 ka nisur me aksidente.

Një aksident i trefishtë u regjistrua në orët e para të 1 Janarit në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht.

Rreth orës 10:00, 3 automjete u përplasën me njëri-tjetrin dhe nga ngjarja mbetën të lënduar 6 persona.

Policia tha se ata kanë marr mjekim në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë hetuesit po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqeve të aksidentit.

Mësohet se në këto makina ndodheshin edhe fëmijë.

Ndërsa një tjetër aksident u regjistrua në vend gjatë orëve të para të këtij viti, ku në aksin Lezhë-Shkodër, dy makina u përplasën dhe si pasojë mbetën të plagosura dy gra.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH