Aktualitet

Digjet "AUDI" i parkuar në Shkodër, autorët e maskuar i hodhën lëndë djegëse dhe ia mbathën nga vendngjarja 

Shkruar nga Liberale

Digjet "AUDI" i parkuar në Shkodër, autorët e maskuar i

Një mjeti i parkuar është djegur në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një sasi lënde djegëse i është vendosur një automjeti tip “Audi”, në pronësi të 40-vjeçarit, Bledar Freskina, i parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni në Shkodër. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 4”20 minuta, ku fillimisht u raportua se ishte lëndë plasëse. Si pasojë automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde djegëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethana.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH