Aktualitet

Dhunoi për vdekje Egli Progën, paraqitet në gjykatë Denis Meçe

Shkruar nga Liberale

Dhunoi për vdekje Egli Progën, paraqitet në gjykatë Denis

Autori i vrasjes së Egli Progës dhe tre shtetasit e tjerë, të cilët janë të akuzuar për moskallëzim krimi, kanë mbërritur në Gjykatën e Korçës për të përballuar seancën e tyre gjyqësore.

Seanca ishte planifikuar të niste në orën 11, por për shkak të kontrolleve të papritura nga drejtoria e standardeve, ka pësuar disa vonesa dhe pritet të fillojë në këto momente.

Në ambientet e jashtme të gjykatës janë të pranishëm familjarë të viktimës, që po presin me shqetësim për zhvillimet e fundit të këtij rasti të ndjeshëm. Gjykata do të shqyrtojë detajet e rastit dhe do të vendosë mbi masat përkatëse ndaj të akuzuarve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH