Aktualitet

Rrahja barbare e avokatit të Berishës/ Policia e Shtetit zbardh ngjarjen: Autorët dhe motivi i dhunës!

Shkruar nga Liberale
Rrahja barbare e avokatit të Berishës/ Policia e Shtetit zbardh

Policia e Shtetit ka identifikuar autorët e dhunës ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në ish-bllok.
Ata janë identifikuar si Romario Tabaku 26 vjeç, Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç , Elton Kasaj 33 vjeç.

Ndërkohë Policia sqaron se Romario Tabaku ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij. Sipas policisë, Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës.

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj bën ne dije se shkaku i dhunimit ka qenë për shkak të detyrës dhe se lidhet me një proces gjyqësor civil, për një çështje pronësie.

Autorët tha ai nuk ka qenë të paguar, por ata kanë lidhje familjare dhe krushqie me njëri-tjetrin, ndërsa plani mendohet të jetë organizuar një muaj më parë nga Dorjan Alia.

“Janë takuar 1 muaj para se të ndodhte ngjarja. Siç ju e dini, e gjithë policia e Tiranës, në bazë të një plani të posaçëm i ka të organizuara shërbimet policore, edhe në zonën ish bllokut kemi një prezencë më të shtuar të patrullave.

Patrulla jonë nuk ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, policia është vënë në dijeni nga telefonatat e shumta të bëra. Jemi duke u marrë në pyetje, nuk japim shumë detaje për shkak të sekretit hetimor. Policia do marri masa sipas procedurave ligjore”-tha Tonin Vocaj.

Dorjan Alia u vetëdorëzua, ndërsa Tonin Vocaj ishte në konferencë për mediat ku tha se ende të jenë në kërkim tre të tjerët, për të cilët policia ka vënë në dispozicion shumën 20 mijë euro për çdo informacion që çon në kapjen e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH