Aktualitet

“Dhe 4 vite je, por mua do më kesh nga pas gjithmonë”/ Karamuço habit me deklaratën: Dumani u ndoq nga dy makina

Shkruar nga Liberale

“Dhe 4 vite je, por mua do më kesh nga pas gjithmonë”/

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ngriti shqetësimin në “Top Story” për sigurinë e kryeprokurorit Altin Dumani.

 

Ai tha se pas takimit me deputetët ishte nervoz dhe sipas Karamuços, para një jave kryeprokurori Dumani është ndjekur nga dy makina nga pas.

“Unë e pashë edhe dje edhe ishte pak i axhituar, nervoz, ka një trysni nuk e shfaq por e vuan shumë. Para një jave Dumani është përndjekur nga 2 makina mbrapa ku kanë dashur ta fotografoin se ku po shkote, atij i është dashur që të leërë një makinë jashët edhe me të blinduarën është futur brenda. Ai është personi më i kërkuar në Shqipëri e shihet me lup çdo ditë”-u shpreh Karamuço.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH