Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Shkodër, në fshatin Bardhaj, ku është gjetur i mbytur një efektiv i FNSH-së.
51 vjeçari i identifikuar si Nikoll Lekndreaj është gjetur i mbytur në një kanal në fshatin Bardhaj, të njësisë administrative Rrethina.
Ngjarja raportohet aksidentale pasi efektivi ka qenë duke ecur me motor kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.