Aktualitet

DETAJE nga vrasja horror në Shënavlash, policia dyshon se persona të tjerë ndihmuan 19-vjeçaren në krimin makabër

Shkruar nga Liberale

DETAJE nga vrasja horror në Shënavlash, policia dyshon se persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 19-vjeçare ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në oborrin e banesës së tyre.

Sipas Policisë Hygerta Meta dyshohet se ka vrarë 50-vjeçarin Pëllumb Meta, pasi sipas saj ai ka dashur ta fejojë pa dëshirën e vajzës.

19 vjeçarja ishte studente në vitin e parë në degën Ekonomi-biznes dhe nuk pranonte të fejohej, pasi donte të vazhdonte shkollën.

“Doja të ndiqja ëndrrat e mia, të vazhdoja shkollën”, mësohet të ketë thënë  Hygerta Meta në polici. 

Sipas deklaratave të saj, i ati donte ta fejonte vajzën me një djalë nga fshati i saj, Shënvlash, por që rrinte në emigrim.

Pas vrasjes, e reja e ka mbështjellë trupin me qese plastike dhe e ka varrosur në oborrin e shtëpisë. 

Ndërkohë, dyshohet se familjarë të tjerë mund të jenë përfshirë në krimin makabër dhe të kenë pasur dijeni për ngjarjen, duke ndihmuar kështu edhe në fshehjen e trupit. Ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH