Kronikë

DETAJE nga vrasja e policit 28-vjeçar në Fier, identifikohet autori, u largua me "Audi" nga vendngjarja

Shkruar nga Liberale

DETAJE nga vrasja e policit 28-vjeçar në Fier, identifikohet autori,

Efektivi i forcave "Shqiponja", Novruz Cenalia, 28 vjeç u vra me armë zjarri ditën e sotme në Fier.

Mësohet se autori, i identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica është larguar nga vendngjarja me një automjet ngjyrë blu, tip "Audi",ndërsa po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. 

Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 13:15 pranë Spitalit Memorial Fier dhe dyshohet se sherri mes efektivit të policisë dhe autorit, nisi për një vend parkimi, por kjo ende nuk është konfirmuar në rrugë  zyrtare. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH