Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili leu me benzinë bashkëshorten e tij 31-vjeçares Melisa Trëndafili, të cilët prej 4 muajsh jetonin të ndarë.
Gjatë një intervistë për Euronews Albania, Ana Sino, mamaja e Melisës tha se Bledari nuk pranonte divorc në asnjë mënyrë.
“Unë atë ditë kam shkuar te vëllai në fshat, te familja ime dhe mora me vete edhe fëmijët e Melisës. Ai nuk pranonte divorc në asnjë mënyrë”.
Melisa Trëndafili jetonte më nënën dhe dy fëmijët e saj në një banesë të lagjes nr.2 të Korçës.
Ndërkohë sipas të dhënave nuk rezulton që Melisa Trëndafili të ketë kërkuar urdhër mbrojtje ndaj 45-vjeçarit, por vetë qëndrimi i çiftit të ndarë, duke se ka krijuar xhelozitë e para, që shtynë më pas Bledar Trëndafilin të ndërmerrte aktin ekstrem.
31-vjeçarja pas ngjarjes u dërgua në spitalin e Korçës, aty mori ndihmën e parë nga mjekët, për t’u dërguar më pas në repartin e djegie plastikës në QSUT.