Aktualitet

Dështon seanca e parë në Apel për Alfred Belerin

Shkruar nga Liberale

Dështon seanca e parë në Apel për Alfred Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk arriti të çelë shqyrtimin gjyqësor për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Alfred Belerin dhe të bashkëpandehurin tjetër, Pandeli Kokaveshi këtë të hënë.

Shkak u bë mungesa e mbrojtësve të Belerit dhe Kokaveshit. Të dy ata i thanë treshes së gjyqtarëve se nuk kishin zgjedhur ende avokat me të cilët do të përfaqësohen.

Në këto kushte Apeli caktoi dy avokatë të shtetit për ta duke shtyrë seancën për në 7 qershor dhe lënë kohë të hetuarve për të zgjedhur mbrojtësit. Beleri dhe Kokaveshi u gjetën fajtor në Shkallë të Parë për blerje të votave në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH