Aktualitet

Deputetja e PD-së përshëndeti dorëheqjen e tij, Alfred Peza: Deri në vitin 2028 këtu do të jem!

Shkruar nga Liberale

Deputetja e PD-së përshëndeti dorëheqjen e tij, Alfred Peza:

Lajmi që qarkulloi sot se Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar u mohua prej këtij të fundit.

Lajmi u përforcua edhe nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa e cila përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se dorëheqja e Pezës është një lajm i mirë.

Por ky lajm është përgënjeshtruar nga vetë Alfred Peza. “Deri në 15 qershor 2028 këtu më kanë. Për mandatet e tjera të shohim”, tha Peza për Vox News.

Megjithatë, mësohet se në kupolën drejtuese të RTSh-së ka pasur mosmarrëveshje.

Më herët sot Deputetja e PD-së së Rithemelimit, Ina Zhupa me anë të një deklarate për mediat shprehet se drejtori i RTSH Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen.

Zhupa thekson se kjo është një fitore e vogël, pasi RTSH është çliruar nga paligjshmëria.

“Kur u zgjodh e kam denoncuar si zgjedhje të paligjshme se nuk plotësonte kriteret e ligjit që nuk duhet të kishte qëne deputet para dy legjislaturave, që nuk duhet drejtonte media 6 muajt e fundit, që nuk duhet ishte aksioner në media por prapë e mbajtën në mënyrë antiligjore. Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit e kam denoncuar si abuzues me detyrën me shkarkimet e paligjshme dhe jashtë çdo norme të kodit të punës dhe norme morale dhe njerëzore. Në të njëjtën mënyrë abuzive dhe punësonte pa asnjë kriter dhe menaxhonte fondet publike të RTSH si personale”, shkruan Zhupa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH