Aktualitet

Deputeti Bujar Çela në SPAK/ Nën hetim pas zjarrit në magazinë në pronësi të tij në Lushnjë

Shkruar nga Liberale

Deputeti Bujar Çela në SPAK/ Nën hetim pas zjarrit në

Deputeti i PS Bujar Çela paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Çela është nën hetim pas aksidentit në punë në magazinën në pronësi të tij, që i mori jetën 2 punëtorëve babë e bir dhe solli plagosjen e 7 të tjerëve.

Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela u akuzua nga prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Çështja ndaj Çelës iu transferua për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi tek rrethrrotullimi Plastmasit në Lushnje. Ku gjatë punës në një fabrikë një vinçier preku linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë u shkaktua një shpërthim i fuqishëm, dukë lënë pas dy viktima dhe të paktën shtatë të plagosur.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH