Aktualitet

DENONCIMI I QYTETARIT: Më kanë hapur valixhen në Rinas, më kanë vjedhur 9500 euro

Shkruar nga Liberale

DENONCIMI I QYTETARIT: Më kanë hapur valixhen në Rinas, më

Një ngjarje e rëndë thuhet se ka ndodhur në aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë,  ku një qytetari i janë vjedhur 9500 euro, të cilat dyshohet se janë marë nga punonjësit që kontrollojnë valixhet.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në këtë rast ka mbetur i dëmtuar qytetari me inicialet A.K, i cili ka depozituar kallëzim penal në komisariatin e Rinasit.

"...kam ardhur në komisariatin e policisë Rinas pasi më datën 7 janar 2024 jam telefonuar nga miku im A.K, i cili me ka komunikuar që ka udhëtuar me linjën "Wizzer Rinas-Vicne".

Pasi ka arritur në Vjenë pa dalë nga aeroporti ka konstatuar se valixhja e tij ishte hapur dhe vjedhur një shumë prej 9500 eurosh.

Duke qënë që kam rënë në dijeni të vepres penale të vjedhjes kërkoj që të regjistrohet procedimi penal dhe të hetohet kjo çështje e rëndë..."-thuhet në dosjen hetimore.

Dyshohet se shuma e parave është vjedhur gjatë transportimit të valixheve nga transportieri deri në avion.

Por kjo nuk është hera e parë që në ambientet e aeroportit të Rinasit raportohen sende të humbura, pasi shumë qytetarë denoncojnë herë pas here vjedhjen e sendeve personale e deri tek shumat monetare. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH