Aktualitet

FOTO+EMRAT/ Dënohen dy shqiptarë, kontrabandonin emigrantë me avionë nga Anglia në Francë 

Shkruar nga Liberale

FOTO+EMRAT/ Dënohen dy shqiptarë, kontrabandonin emigrantë me

Dy shtetas shqiptarë që përdorën një avion për të transportuar ilegalisht emigrantë ekonomikë nga Franca veriore në një aerodrom në Essex janë shpallur fajtorë për kontrabandë me njerëz.

Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37 vjeç, në lindje të Londrës u shpallën fajtorë të premten nga një gjykata britanike, për lehtësimin e kryerjes së një shkeljeje të ligjit të imigracionit.

Dënimet pasuan një hetim tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), e koduar Operacioni Micropus, ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në lehtësimin e migrimit të paligjshëm, pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe furnizimin e dokumenteve të falsifikuara.

NCA tha se të paktën nëntë udhëtime të emigrantëve ekonomikë shqiptarë në 2016 dhe 2017 ishin "të lidhura kryesisht me Hilajn" - tre përfshinin avionë të lehtë dhe të tjerë me emigrantë që hipnin në pjesën e pasme të kamionëve.

FOTO+EMRAT/ Dënohen dy shqiptarë, kontrabandonin emigrantë me

Shtetasi shqiptar Myrteza Hilaj, 50 vjeç, u shpall fajtor për kontrabandën e njerëzve

Kadena vepronte si asistent i tij dhe ishte i përfshirë kryesisht në kontrabandën e migrantëve duke përdorur aeroplanët e vegjël.

Ata merrin tre deri në katër emigrantë për t'i kontrabanduar në MB në çdo udhëtim.

Emigrantët shqiptarë do të paguanin “deri në 10,000 paund” për tranzit në MB dhe më pas “disa qindra paund shtesë” për dokumente false, thuhet nga dosja hetimore.

Ai përfshinte gjithashtu mbylljen e katër fabrikave të falsifikimit, me urdhra konfiskimi prej pak më pak se 1 milion paund. Hetimi më i gjerë, që nuk lidhet drejtpërdrejt me Hilajn apo Kadenën, përfshinte sekuestrimin e katër tonëve kanabis dhe 30 kilogramë kokainë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH