Aktualitet

Denion Meidani emërohet ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Liberale

Denion Meidani emërohet ambasadori i Shqipërisë në

Denion Meidani është emëruar ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Meidani është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke zëvendësuar kështu Fatos Rekën, i cili më herët mbante postin e rëndësishëm.

Meidani prezantoi pak ditë më parë platformën e tij para anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë dhe mori mbështetjen.

“Maqedonia e Veriut është më shumë se një fqinj i mirë; është partner, aleat dhe mbështetës në rrugën tonë të përbashkët drejt proceseve rajonale dhe eurointegruese”, tha Meidani para anëtarëve të Komisionit të Jashtëm, të kryesuar nga Mimi Kodheli.

 

Denion Meidani emërohet ambasadori i Shqipërisë në

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH