Aktualitet

Delegacioni amerikan vizitë në SPAK/ Ambasada e SHBA: Shtetet e Bashkuara, krenare që mbështesin Prokurorinë e Posaçme!

Shkruar nga Liberale

Delegacioni amerikan vizitë në SPAK/ Ambasada e SHBA: Shtetet e

Personalitete të larta të drejtësisë amerikane kanë zhvilluar një takim këtë të mërkurë me kreun e SPAK, Altin Dumani si dhe prokurorët.

Bëhet me dije se takimi u zhvillua për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada e SHBA-së në vendin tonë bën me dije se pjesë e grupit të takimit ishin Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Jutës; Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Jutës; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Jutës. 1/2

"Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi sot SPAK-un, ku u takua me shefin Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Grupi përfshin të nderuarin Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Jutës; Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Jutës; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Jutës"- shkruan ambasda e SHBA.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH