Aktualitet

Del VIDEO/ Adriatik Roshi dhunohet barbarisht! GODITET me leva dhe sëpata nga disa persona të maskuar

Shkruar nga Liberale

Del VIDEO/ Adriatik Roshi dhunohet barbarisht! GODITET me leva dhe sëpata

Ka dalë videoja, ku disa persona kanë dhunuar disa ditë më parë me sende të forta Adriatik Roshin.

Roshi u godit  pa mëshirë me leva dhe sëpata në një berberhane në zonën e ish-Doganës në Tiranë nga persona të maskuar dhe të armatosur.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore për dëmtimet në kokë dhe gjymtyrë.

Policia ka ndaluar dy persona, Gani Koçeku dhe Ledio Tusha, dhe po punon për të marrë në pyetje Tur Koçekun, i cili mund të ketë dijeni për ngjarjen.

Po ashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH