Aktualitet

Del FOTO: Ky është njeriu që akuzohet se porositi rrahjen e avokatit Sokol Mëngjesi

Shkruar nga Liberale

Del FOTO: Ky është njeriu që akuzohet se porositi rrahjen e

Personi në foto është shtetasi Dritan Nano, i cili akuzohet si porositësi i sulmit fizik kundër avokatit Sokol Mëngjesi paraditen e djeshme në Tiranë.

Dorian Aliaj, një nga autorët e dorëzuar të sulmit tha se Dritan Nano e kishte porositur sulmin dhe se autorët e kishin kryer porosinë për miqësi.

Ndërkohë vetë Nano ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk është ai organizatori dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Theksojmë se tre autorë të tjerë të sulmit ndaj avokatit, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku, vijojnë të jenë ende në kërkim nga policia, e cila ka shpërndarë fotot e tyre në pikat kufitare. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH