Personi në foto është, Nikoll Lekndreaj, efektivi i policisë i cili humbi jetën gjatë stuhisë që përfshiu Shkodrën mbrëmjen e kaluar.
51-vjeçari, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë po kthehej në shtëpi me motor, teksa për shkak të reshjeve masive dhe mungesës së ndriçimit humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.
Banorët e zonës kanë treguar se kanali në fshatin Bardhaj, që derdhet në lumin Kir, mbrëmjen e kaluar ishte fryrë shumë dhe kishte arritur nivelin e rrugës.
Për këtë arsye 51-vjeçari nuk ka arritur ta dallojë kanalin dhe ka përfunduar në kanal, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.