Personi në foto është 28-vjeçari Emiljano Frroku, i cili humbi jetën tragjikisht sot, pasi ka rënë nga një lartësi në pallatin ku punonte në Shëngjin.
Shkak i aksidentit, dyshohet të jetë mosrrespektimi i kushteve të sigurisë teknike më punë nga ana e kompanisë ndërtimit.
Ndërkohë Konferederata e Sindikatave të Shqipërisë ka shprehur ngushëllime familjes, ndërsa i kërkon Inspektoriatit të Punës, të ushtrojë kontrolle në mbarë kantieret e punës në Shqipëri.
Theksojmë se aksidentet në punë janë bërë të shpeshta në vendin tonë, pasi një pjesë e punonjësve, kryesisht në ndërtim, punojnë pa kushte sigurie. Për këtë KSSH kërkon të merren masa urgjente.