Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur të enjten në Itali ku mbeti i vrarë 38-vjeçari shqiptar Dritan Idrizi.
38-vjeçari u godit me thikë dhe si pasojë e plagëve të marrë nuk arriti të mbijetonte.
Për këtë ngjarje janë arrestuar tre persona si të dyshuar për krimin. Nga hetimet ka rezultuar se 38-vjeçari pasi ishte goditur me thikë ishte dërguar me makinë në urgjencë ndonëse pas ndërhyrjes nuk arriti të mbijetonte.
Sherri kishte ndodhur mes anëtarë të një familje po me origjinë nga Shqipëria, ku kryefamiljari gjatë sherrit ishte goditur me shkop metalik dhe dyshohet se më pas ai ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur 38-vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rënda me pasojë vdekjen.
Arsyet e këtij sherri janë ende të paqartë ndonëse nga hetimet ka rezultuar se gjithçka ka nisur pas një shumë 5 mijë euro. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Personi në foto është Dritan Idrizi.