Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda.
Veprimet duket se janë ndërmarrë në lidhje me dekonspirimin e operacionit ndaj vëllezërve Çopja.
Burime për mediet bëjnë me dije se mbi ngjarjen janë marrë në pyetje edhe disa zyrtarë policie, lidhur me mënyrën se si janë ekzekutuar masat e arrestit.
Proda është kandidat zyrtar për zëvendësimin e Muhamet Rrumbullakut.
SPAK ka marrë në pyetje edhe 3 drejtues policie që kanë patur dijeni për operacionin.
Lidhur me bindjen që ka organi i procedurës penale, është duke kryer verifikime në një sërë aparatesh celulare të personave të mësipërm, komunikime apo takime të mundshme kompromentuese. Nga 33 urdhër arreste të miratuara nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, u ekzekutuan vetëm 13, dy prej tyre të arrestuar më herët për vepra të tjera penale. Për disa prej këtyre shtetasve që sot janë në arrati, kishte të dhëna që ndodhen në Shqipëri, por me dyshimet se janë informuar nuk është arritur të kapen.