Fushë Studën në Parkun Kombëtar të Shebenikut është mbuluar nga dëbora, duke dhuruar pamje mahnitëse.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje madhështore nga vendi i cili së fundmi frekuentohet mjaft, si nga turistë vendas, por edhe të huaj.
Për të gjithë ata që duan të shijojnë dëborën e dhjetorit Fushë Studën mbetet një nga destinacionet e preferuara.
"MIRËMËNGJES
dhe me pamjet e mrekullueshme që vijnë nga Fushë Studëni në Parkun Kombëtar Shebenik, ju uroj një ditë të mbarë."- shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara në Facebook.