Aktualitet

Dan Hutra tenton arratisjen nga qelia

Shkruar nga Liberale

Dan Hutra tenton arratisjen nga qelia

Dan Hutra tenton arratisjen nga qelia.

“Sot, më datë 04.01.2024, rreth orës 11:25, në IEVP Fier, si rezultat i ndjekjes, mbikqyrjes, kontrollit dhe përdorimit të mjeteve teknike disa javore nga stafi i burgjeve, u kap në flagrancë duke tentuar për t’u arratisur i burgosuri me rrezikshmëri dhe histori kriminale, Dan Riza Hutra (autor i disa vrasjeve).

Plani kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë.

Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara”, njofton drejtoria e burgjeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH