Aktualitet

Dalin PAMJET/ Ja momenti kur 35-vjeçari i vendos tritolin agjensisë funerale ne Shkodër! Kush ishte personi dhe shkaku i tritolit

Shkruar nga Liberale

Dalin PAMJET/ Ja momenti kur 35-vjeçari i vendos tritolin agjensisë

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 35-vjeçar është shpallur në kërkim për hedhjen e tritolit në derën e një agjencie funerale.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se i dyshuari është afruar i maskuar, ka ndezur lëndën plasëse dhe e ka hedhur në derë. Pas shpërthimit, ai është larguar me qetësi.

Ngjarja është kapur në kamera dhe pas një hetimi intensiv, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personin e dyshuar për këtë incident, shtetasin B. P., 35 vjeç. Ai dyshohet se ka kryer këtë akt për shkak të një borxhi të pashlyer.

Për momentin, autoritetet po punojnë për të kapur B. P. dhe për të siguruar që ai të përballet me pasojat ligjore të veprimeve të tij. Ndërkohë, dosja është kaluar në Prokurori për hapat e mëtejshëm.

Njoftimi:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në lagjen “Skenderbeg” në oret e para të mëngjesit të datës 29.08.2024.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari që dyshohet se hodhi lëndë plasëse, në derën e një agjencie funerale, ditën e djeshme.

35-vjeçari, me precedent penal për armëmbajtje pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen “Skenderbeg”, ku u hodh një sasi lënde plasëse në derën e agjencie funerale, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin B. P., 35 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH