Aktualitet

Dalin PAMJET e para pak momente pas ekzekutimit mafioz të rivalit të Ervis Martinajt në Greqi

Shkruar nga Liberale

Dalin PAMJET e para pak momente pas ekzekutimit mafioz të rivalit të

Skenat e terrorit dhe panikut që mbizotëruan pak minuta pas vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi në Bajron janë regjistruar nga kamerat. Në videon e postuar nga mediat dëgjohen sirenat e policisë, ndërsa në vendngjarje afrohet një turmë njerëzish.

Videoja është marrë nga një pallat në zonën ngjitur me parkun ku ndodhej fëmija i viktimës. Njëkohësisht, theksohet se 32-vjeçari njihej për aktivitetin e tij në autoritetet e Shqipërisë, pasi ishte mjaft aktiv në aktivitete të ndryshme kriminale.

32-vjeçari i shpallur në kërkim, sipas autoriteteve shqiptare, ishte anëtar i një bande me qendër në qytetin e Lezhes. Roan Brahimi njihej si rival i ish-bosit të basteve sportive Ervis Martinaj i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. Zhdukja e Martinajt ka sjellë një zinxhirë atentatesh me disa viktima në Shqipëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH