Të shtëna me armë zjarri janë shënuar ditën e sotme, më 10 shtator, në Roskovec, nga të cilat dyshohet se kanë ndërruar jetë dy persona, Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj.
Raportohet se autori, i identifikuar si Altin Kuka, është vetëdorëzuar pranë autoriteteve blu.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan ditën e sotme, por nuk dihet motivi i saj.
Njoftimi i policisë:
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.