Deputeti demokrat Ervin Salianji ka qenë i ftuar në disa emisione mbrëmjen e djeshme, pas dënimit me një vit burg nga Gjykata e Apelit.
Ai ka qenë i ftuar edhe në emisionin "Të paekspozuarit", i cili moderohet nga gazetari Ylli Rakipi. Ky i fundit nuk ka lënë rastin pa bërë edhe pak ironi me të.
Rakipi, ndërsa Salianji hynte në mes të emisionit, i tha “shyqyr që nuk të morën që sot, se na mbetej pa bërë emisioni.Po mos çaj kokë, se burgu për burrat është”.