Aktualitet

“Brenda tre muajve arrestime dhe masa sigurie për 14 punonjës”, AMP bën bilnacin: Kemi nën hetim 33 raste

Shkruar nga Liberale

“Brenda tre muajve arrestime dhe masa sigurie për 14

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar statistikat e punës së saj përgjatë 3-muajve të parë të vitit 2024.

Konkretisht për periudhën janar-mars 2024, AMP ka kryer 33 hetime proaktive kundrejt 11 hetimeve proaktive të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar ose ndryshe një rritje me 3 herë të numrit të hetimeve proaktive.

BILANCI

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore gjatë 3-muajve të parë të vitit 2024 ka synuar rritjen e eficencës së hetimeve proaktive në funksion të goditjes së paligjshmërisë, në radhët e punonjësve të strukturave, kryesisht të Policisë së Shtetit, duke synuar nivelet e para, të mesme dhe të larta të menaxhimit policor, jo vetëm ato në nivelet zbatuese/operacionale. Gjithashtu, fokusi është vënë në strukturat me risk të lartë korrupsioni, si kufiri, policia rrugore, hetimi i krimit, shërbimet ndaj të tretëve, etj. Konkretisht për ketë periudhë AMP-ja ka patur një rritje të konsiderueshme sasiore dhe cilësore; ku ka pasur 73 referime me 119 punonjës të referuar, krahasimisht me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku ka pasur 41 referime me 66 punonjës të referuar, çka rezulton se ka një rritje me: 78 % të numrit të referimeve penale, 80.3 % të numrit të punonjësve të referuar.

Theksojmë se, sa i përket veprimtarisë parandaluese rezulton se, për periudhën janar-mars 2024, kemi 33 hetime proaktive kundrejt 11 hetimeve proaktive të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar ose ndryshe një rritje me 3 herë të numrit të hetimeve proaktive. Gjithashtu, gjatë këtij 3-mujori të parë të vitit, janë kryer me iniciativë ndalimet/arrestimet në kushtet e flagrancës, si dhe ekzekutuar vendimet e gjykatave për masat e sigurisë të karakterit ndalues dhe shtrëngues të dhëna ndaj 14 punonjësve të strukturave e 5 shtetasve.

Të grupuara sipas veprave penale, 73 referimet penale për 119 subjekte, i klasifikojmë në: 31 referime ndaj 37 punonjës të strukturave për veprat penale “shpërdorim detyre” e “korrupsioni pasiv”, 20 referime ndaj 60 punonjës të strukturave dhe 17 shtetas për veprën penale “shpërdorim detyre” duke favorizuar “forma të ndryshme të paligjshmërive”, 16 referime ndaj 16 punonjësve të strukturave dhe 1 shtetas, për veprën penale të “kryerjes së veprimeve arbitrare”; “dëmtime të tjera me dashje”, “dhunë në familje”, “goditje për shkak të detyrës”, etj, 6 referime ndaj 6 punonjësve të strukturave për veprën penale “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” apo “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Edhe për këtë tre mujor të parë të vitit 2024, “abuzimi me detyrën” rezulton të jetë forma më klasike e paligjshmërive me rreth 43 % të totalit të referimeve, qoftë si formë e vetme apo e gërshetuar me shkelje të tjera, ku këto të fundit zënë rreth 27% të totalit të referimeve, që variojnë nga njëra strukturë vendore në tjetrën e nga lloji i strukturës dhe përgjegjshmëria ligjore dhe funksionale që ato kanë. Në përqindje të konsiderueshme, rreth 22% të totalit të referimeve zënë shkeljet/veprimet që kryejnë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës, të cilat prekin lirinë e shtetasve.

Sa i përket veprimtarisë administrative të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në aspekt krahasimor për periudhën analizuese Janar – Mars 2023/2024, rezulton se: Në Linjën e Gjelbër ka pasur gjithsej 929 telefonata, duke shënuar një rritje me 5.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur janë regjistruar gjithsej 880 telefonata. Në fushën e hetimit administrativ për periudhën Janar – Mars 2024 janë administruar gjithsej 339 ankesa, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur janë administruar 233 ankesa, konstatohet se ka një rritje me afro 45.6%. Në përfundim të hetimit administrativ ka rezultuar se në 53 raste ankesat kanë qenë të bazuara, duke shënuar një rritje me afro 65.6% në krahasim me vitin 2023. Ecuri disiplinore për tre mujorin e parë të vitit 2023 janë 7 raste, në vitin 2024 kemi rritje në 23 raste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH