Aktualitet

Borë dhe ngrica/ Hidhet kripë në akset problematike për parandalimin e aksidenteve

Shkruar nga Liberale

Borë dhe ngrica/ Hidhet kripë në akset problematike për

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në detyrë në të gjitha akset rrugore të cilat janë të kalueshme.

Firmat kontraktore po hedhin kripë në të gjitha akset rrugore, me qëllim që të mos krijohen ngrica dhe akull për shkak të rënies së temperaturave.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Për çdo problem kontaktoni në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH