Biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha Elman Abule është thirrur si person që ka dijeni. Nuk dihet ende çështja për të cilën është paraqitur.
Kujtojmë se më herët, prokuroria e Tiranës i sekuestroi 50 milionë euro pasuri, teksa ai është dënuar për trafik dorge në Belgjikë.
Në njoftimin e datës 28 qershor 2024, Prokuroria e Tiranës informonte se nga hetimet ka rezultuar se Elman Abule, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare me qëllimin për të maskuar kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij.
Biznesmeni është një emër jo shumë i njohur për publikun. Ai ka shtetësi belge dhe është përfshirë prej gati një dekade në botën e tregtisë, kryesisht në aktivitetin e metaleve.