Aktualitet

EMRI/ Bie aksidentalisht teksa krasiste pemët, humb jetën punonjësi i bashkisë

Shkruar nga Liberale
EMRI/ Bie aksidentalisht teksa krasiste pemët, humb jetën

Një punonjës i bashkisë Peqin ka humbur jetën teksa është rrëzuar aksidentalisht nga pema.

Rreth orës 09:30, - policia tha në sqarimin rreth ngjarjes se - dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi Faik Rrançi, 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH