Aktualitet

Besimtarët ortodoksë në Shqipëri festojnë sot Pashkën

Shkruar nga Liberale
Besimtarët ortodoksë në Shqipëri festojnë sot

Besimtarët ortodoksë në Shqipëri festojnë këtë të diel Pashkën. “Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!” ishin thirrjet e besimtarëve ortodoksë të cilët pritën mesnatën për të festuar.

Fjala “pashkë” shoqërohet me “fjalën e ndritshme që simbolizon dritën që del nga varri i Krishtit” ndaj pasi ndoqën meshën, për të përforcuar ndritshmërinë e Pashkës, besimtarët morën me anë të llambadarëve të zbukuruara dritën.

Këtë dritë të cilën klerikët e marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur.

Kjo ngjarje simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit te Zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH