Aktualitet

Bashkimi Europian i "tregon muskujt" Ramës për Reformën në Drejtësi: Do mbështesim SPAK dhe GJKKO

Shkruar nga Liberale
Bashkimi Europian i "tregon muskujt" Ramës për Reformën

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në tryezën organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, theksoi angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për mbështetje ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi.

Në këtë tryez ishin të pranishëm edhe kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kreu i GJKKO, Erion Bani.

Gonzato theksoi se pavarësia dhe llogaridhënia janë elementë të domosdoshëm për një shoqëri demokratike.

“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si prsh rishikimi i pavarësisë. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit të organizuar, atë kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi” – tha Gonzato.

Për ironi, tryeza u mbajt në të njëjtën kohë kur kryeministri Edi Rama po zhvillonte takim me grupin parlamentar të PS, nga ku i dërgonte mesazhe të tjera drejtësisë se forca politike që ai drejton është garancia e vetme që drejtësia e re të vazhdojë punën.

Duket sikur aktiviteti në hotel “Rogner” është një sfidë ndaj deklaratave të Ramës. Ose në rastin më të mirë, një përgjigje për çdo skeptik se SPAK dhe GJKKO përveç besimit të qytetarëve shqiptarë, kanë edhe mbështetjen e Bashkimit Europian në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH