Aktualitet

Banesa e braktisur përfshihet nga flakët, humb jetën burri në Vlorë

Shkruar nga Liberale

Banesa e braktisur përfshihet nga flakët, humb jetën burri

Një 70-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pasi një banesë e braktisur u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu”. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Vlorë/Informacion paraprak:

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një banesë të braktisur.

Si pasojë e flakëve, është djegur dhe ka humbur jetën shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç (endacak), i cili ishte futur në banesën që u përfshi nga flakët. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH