Aktualitet

Avokati bën deklaratën e FORTË: Pas vrasjes së Pëllumb Metës mund të fshihet një familjar i gruas

Shkruar nga Liberale

Avokati bën deklaratën e FORTË: Pas vrasjes së Pëllumb


Vrasja e Pëllumb Metës në fshatin Shënavlash të Durrësit vijon të jetë e mbushur plot mister, pasi fëmijët e familjes Meta kanë dhënë dëshmi kontradiktore në Polici, duke penguar kështu zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. 

Fillimisht ishte vajza ajo që mori përsipër kryerjen e krimit dhe pastaj djali i madh Hyseni, ndërsa ditën e djeshme ai e mohoi fajin në gjykatë dhe vrasjen e mori përsëri përsipër Hygerta. 

Avokati Ndue Pjetra tha në emisionin "GoodMorning Ablanian" në Euronews Albania, se Pëllumb Meta është vrarë nga gruaja. Sipas tij pas kësaj ngjarje mund të fshihet dhe një person tjetër që mund të jetë i afërm i gruas.

Mes tjerash Meta tha se fëmijët po mbrojnë nënën e tyre.

“Të gjithë këtë veprim e ka kryer e shoqja, por nuk përjashtohet mundësia e një personi të tretë, pasi veprimet janë kryer para se të vinte fëmija. Atributin e ka marrë nëna dhe fëmija për të mbrojtur nënën bëjnë këtë veprim. E ëma është negociatorja, por nuk përjashtoht mundësia e përfshirjes së familjes së nënës”-u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH