Shtyhet seanca gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canit.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se sot ishte planifikuar mbahej procesi ndaj të miturit, Perlleshaj, pasi do të pyetej dhe do të fliste për ngjarjen tragjike. Por 14-vjeçari nën akuzë për vrasjen e Martinit nuk ishte paraqitur.
Po sipas informacioneve të saj, procesi u shty për në datën 3 korrik për të njoftuar serish të akuzuarin.
Theksojmë se seancat për vrasjen e Martin Canit po mbahet me dyert të mbyllura sipas kodit penal për të miturit që ndaloj bërjen publike të të dhëna e për shkak se i akuzuari, por edhe fëmija tjetër i plagosur janë nën moshë.