Aktualitet

AUTOBUSËT PLOT, presin në radhë në doganë (VIDEO)/ Rama mbush teatrin në Athinë me simpatizantë të PS të ardhur nga Shqipëria

Shkruar nga Liberale

AUTOBUSËT PLOT, presin në radhë në doganë (VIDEO)/ Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbajë nesër një vizitë në Athinë!

Mipëpo teksa kryeministri ynë ndodhet në Dajt për të votuar për përzgjedhjen e delegatëve të Kongresit të PS, në kuadër të asaj që njihet si procesi i rienergjizimit të kësaj force politike, disa autobusa me simpatizantë të PS janë nisur tashmë drejtë Athinës!

Në videot e siguruara nga Liberale.Al duken autobusat teksa presin në rradhë për të kaluar në kufirin fqinj.

Nga mediat greke mësohet se takimi me emigrantët shqiptarë do të nisë pas mbërritjes së KREMINISTRIT në “El. Venizelos” në orën 8.30-9.00 të mëngjesit.

Edi Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në Teatrin e mbyllur të Krishtlindjeve të Galatsit.

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe do të shpërndahen broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 pasdite do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina. /Liberale.al/



 



 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH