Aktualitet

Arrestohet vëllai i ish-deputetit socialist, Xhelal Rraja, kërkohej për pjesëmarrje në grup kriminal

Shkruar nga Liberale

Arrestohet vëllai i ish-deputetit socialist, Xhelal Rraja, kërkohej

Policia ka arrestuar sot Xhelal Rrajën, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, i shpallur në kërkim pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

Rraja akuzohet për pjesëmarrje grup të struktuar kriminal, si dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Kujtojmë se pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhër arreste për persona të dyshuar, si pjesë e 7 bandave kriminale, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë e Belgjikë.

Njoftimi i Policisë:

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr. Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", në vijim të operacionit "Revanshi", për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH