Aktualitet

Arrestohet shoferi shqiptar në Britani/ Mbante 16 kg drogë në makinë, çfarë thonë hetuesit

Shkruar nga Liberale

Arrestohet shoferi shqiptar në Britani/ Mbante 16 kg drogë në

Një shofer shqiptar është arrestuar në Britani duke pranuar se kishte transportuar 16 kilogramë kanabis. Ngarkesa u zbulua pasi një makinë që drejtohej nga Arian Mustafaj, 43-vjeç, u ndalua nga policia në Great Yarmouth më 29 janar.

Hetuesi Paul Brown, tha se ishte e qartë se nuk ishte për përdorim personal pasi do të “duheshin 36 vjet për të pirë si duhan”. Ai tha se kur u intervistua, Mustafaj kishte pranuar në polici se ishte paguar 1000 £ për të transportuar drogën.

“Sasia e madhe e barnave tregon se ky ishte një operacion komercial, por do të jetë një rast për të përcaktuar saktësisht se cili ishte roli i tij në operacion,” shtoi ai. Duke folur përmes një përkthyesi shqiptar, Mustafaj, u deklarua fajtor për posedim të kanabisit me qëllim furnizimin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH