Aktualitet

Arrestohet 18-vjeçari në Shkodër! Ju gjend në makinë pistoleta dhe krehra me fishekë (Detaje)

Shkruar nga Liberale

Arrestohet 18-vjeçari në Shkodër! Ju gjend në makinë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sinjali” është vënë në pranga 18-vjeçari me iniciale J.D., banues në fshatin Boriç i Madh të Shkodrës.

Arrestimi i tij erdhi pasi shërbimet e policisë ndaluan për kontrolle automjetin që drejtonte i riu në lagjen “Perlat Rexhepi”, ku gjetën 1 pistoletë të cilën ai e mbante pa leje dhe 2 krehra me fishekë luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKODËR | Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”, i organizuar nga Komisariati i Policisë Shkodër dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 2 krehra me fishekë, automjeti që drejtonte 18-vjeçari dhe celulari i tij.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Sinjali”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi J. D., 18 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

Në lagjen “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë sinjalizuan dhe ndaluan për kontrolle automjetin që drejtonte 18-vjeçari, ku gjetën 1 armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante pa leje dhe 2 krehra me fishekë luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH