Aktualitet

Arrestohen dy vëllezërit në Tiranë, posedonin armë të ftohta, droga të forta dhe sende të kundërligjshme

Shkruar nga Liberale

Arrestohen dy vëllezërit në Tiranë, posedonin armë

 

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit policor "Brothers", nën akuza të posedimit të drogave të forta, armëve të ftohta dhe sende të kundërligjshme.

Të arrestuarit janë Alkan.M 36-vjeç dhe Mariglen.M 37-vjeç, të dy banues në Tiranë. Policisë ka bërë te ditur se janë sekuestruar në sasi të konsiderueshme lëndë narkotike si kanabis, kokainë dhe heroinë, pajisje për konsumimin e drogave, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 celularë.

Hetuesit dyshojnë se vëllezërit, pasi siguronin drogat, i ndanin ato në doza për ti shitur më pas në zonën e Alliasit. Dosjet procedurale janë dorëzuar ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

 


Njoftimi i policisë:


Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të mbajtjes pa leje, të armëve të ftohta.  

Posedonin droga të forta për t’i shitur në doza, armë të ftohta dhe sende të kundërligjshme, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër).

Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”.

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve A. K., 36 vjeç dhe M. M., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Gatë kontrolleve fizike ndaj tyre dhe kontrolleve në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 aparate celularë.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit, pasi siguronin lëndët narkotike, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin më pas, në zonën e Alliasit.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH