Aktualitet

Arrestimi i Evis Berberit me urdhër të SPAK, emërohet kreu i ri i ARRSH (EMRI)

Shkruar nga Liberale

Arrestimi i Evis Berberit me urdhër të SPAK, emërohet kreu i ri i

Pak ditë pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). 

Emërimi i tij në këtë detyrë vjen pas arrestimit të Berberit me urdhër të SPAK një javë më parë.

Mësohet se më herët Gjyli ka mbajtur postin e shefit të sektorit të projekteve dhe së fundmi atë të zv drejtorit të përgjithshëm të ARRSH.

Kujtojmë se Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH u arrestua me urdhër të SPAK pak ditë më parë, ndërsa akuzohet  për korrupsion e pastrim parash. Ai u emërua në krye të ARRSH në Qershor të vitit 2021 dhe e mbajti deri në Mars 2024.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH