Aktualitet

Armë, granata dhe municione/ Arrestohet 44-vjeçarja në Shkodër, shpallet në kërkim bashkëshorti

Shkruar nga Liberale

Armë, granata dhe municione/ Arrestohet 44-vjeçarja në

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 44-vjeçare dh ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, pasi mbanin në banesë armë dhe municion luftarak.

Babai i 44-vjeçares Emirsada Piri u procedua në gjendje të lirë.

Policia bën me dije se pas kontroll të ushtruar në banesën e shtetasve Emirsada Piri dhe D. H. (bashkëshortë), janë gjetur 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. P. (babai i Emirsada Pirit), është gjetur një armë gjahu teke.

“Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasja E. P., 44 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Vjetër, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. P., 72 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 49 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër. Vijon puna për kapjen e tij”, njoftoi policia e Shkodrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH