Aktualitet

“Arben Rakipi në SPAK për provimin e Magjistraturës”, zv.kryetari i KLP-së: Është patate e nxehtë, BKH ka nisur hetimet

Shkruar nga Liberale

“Arben Rakipi në SPAK për provimin e Magjistraturës”,

Debati i rreth një muaji më parë, u sponstua para pak ditësh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi në krye të këtij institucioni erdhi Mirela Bogdani.

Në rendin e ditës ishte parashikuar verifikimi i pasurisë së disa magjistratëve përpara se ata të emërohen në Prokurori.

Zv.kryetari i KLP-së, Tartar Bazaj tha në mbledhje se verifikimi i kandidatëve duhet të shtyhet për shkak se SPAK ka nisur hetim ndaj Shkollës së Magjistraturës.

“Do përqëndrohem te pika 21 e rendit të ditës ku bëhet fjalë për diskutimin e projektit për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurive të disa kandidatëve për tu pranuar në programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës të vitit akademik 2024-2025. Është një patate e nxehtë pasi këto ditë është thirrur drejtori i shkollës së Magjistraturës. Në dijeninë time është bërë një kallëzim penal në SPAK dhe di që BKH-ja ka nisur të bëjë verifikimet”, tha Bazaj.

Sipas tij “Kjo nuk është pjesa jonë, por është një çështjeje që flitet për një skandal. Unë nuk do ta dëshiroja kurrë të ishte e tillë, por është anatemuar drejtori i shkollës së magjistraturës, pa diskutuar personalitetin e tij sepse nuk dua të them që ai ka qenë prokuror i përgjithshëm i shkarkuar nga Parlamenti, por diskutohet një çështjeje shumë e nxehtë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH