Aktualitet

Aranit Arapi në burg pas martesës me të miturën, 14-vjeçarja mes lotësh: Dua që ai të dalë, me të jam e sigurtë pasi prindërit e mi...

Shkruar nga Liberale

Aranit Arapi në burg pas martesës me të miturën,

14-vjecarja nga  Divjaka, e cila u martua me 35 vjeçarin Aranit Arapi, ka kërkuar që të ribashkohet me partnerin, i cili ndodhet në burg me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve me të mitur.

Në një lidhje telefonike me “Shqipëria Live” në Top Channel, ajo kërkoi që të ribashkohej me 35-vjeçarin pasi sipas saj vetëm aty ndihet e lumtur dhe e sigurtë.

Vajza u shpreh  se në familjen e saj ka qenë e dhunuar nga babai dhe nga xhaxhai herë pas herë.

“U njoha me burrin në treg. Araniti nuk e dinte moshën time, i thashë jam 17 vjeç. Familja ime nuk ishin dakord me këtë marrëdhënie dhe vendosa të largohem. Nuk mendoj asgjë, dua të iki vetëm të shtëpia e Aranitit. Un prindërit e tij i shoh si prindërit e mi.

Vetëm dasma ka qenë momenti më i bukur, kemi shumë momente të bukura por ky është më i bukuri.  Arsyeja është se nëse shkoj te ta do jem më e qetë dhe nuk do jem me këtë stres që kam. Unë dua ai ai të dalë nga burgu se nuk e [kuptoj se për çfarë arsye… u bë dhe mediatike se kjo më shqetëson dhe më shumë. Se kuptoj pse u bë në këtë lloj akti. Nuk e quaj fajtor”-tha 14-vjeçarja.

Pyetje: E do Aranitin?

“E kam dashur dhe do vazhdoj ta dua. Jam shumë e bindur. Dua të jem me të, kjo është dëshira ime”-tha 14 vjeçarja.

 “Duhet të kesh besim që drejtësia do të funksionojë dhe e dyta ki më shumë ëndrra dhe dëshira për vete të kesh një profesion dhe një punë”-këshilloi psikologja.

Theksojmë se Aranit Arapi nga fshati Kryekuq i Divjakës, u arrestua nga policia mbrëmjen e 10 Janarit të këtij viti.

Prangosja e tij u bë në banesë pasi prej 10 muajsh, ishte në një lidhje me një vajzë 14-vjeçare. E mitura që prej muajit Mars të vitit të shkuar, jetonte me familjen e djalit, ndërsa këta të fundit kishin bërë edhe dasmë.

Por lidhja është kundërshtuar vazhdimisht nga prindërit e vajzës, të cilët e kanë denoncuar rastin në polici.

34-vjecari është shoqëruar disa herë nga policia, por më pas është lënë i lirë gjatë kësaj periudhe. Prindërit e djalit thonë se vajza ka qëndruar në shtëpinë e tyre me dëshirë, ndërsa diçka të tillë ajo e ka shprehur edhe para policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH