Aktualitet

Apartament, makina luksoze e llogari bankare/ SPAK sekuestron pasuri të të afërmve të Gëzim Çelës, i arrestuar për trafik droge

Shkruar nga Liberale

Apartament, makina luksoze e llogari bankare/ SPAK sekuestron pasuri të

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  ka sekuestruar disa pasuri të personave të dyshuar (pjesë e grupit të Gëzim Çelës), si të përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të narkotikëve.

Mes pasurive të sekustruara përfshihen: apartamente, llogari bankare dhe makina luksoze.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur masën provizore të sekuestros të pasurive si më poshtë:

1.     Pasurisë së llojit “Njësi Tregëtare”, me sipërfaqe 237 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 321 120 Euro (sipas kontratës së porosisë së datës 18.02.2008);

2.     Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 74 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 42 200 Euro;

3.     Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 77, 2 m2 në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 40 000 Euro;

4.     Automjetit BMW X3 3.0D, në pronësi të shtetasit N.Ç.;

5.     Automjetit furgon i markës Mercedes Benz, Tipi 639, Modeli Vito 109 CDI, në pronësi të subjektit N.Ç.;

6.     Shuma monetare në total prej 4 576 585 Lekë, në llogaritë bankare të shtetasit N.Ç;

7.     Shuma monetare në total prej 57 219 Euro, përkatësisht në llogarinë bankare të shtetasit N.Ç. dhe e sekuestruar CASH shtetasit G.Ç;

8.     Subjektin “X…….” sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin G.Gj, të gjitha asetet e tij, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe pasuritë e luajtshme, automjetet si më poshtë vijon:

– Volkswagen Golf, prodhim i vitit 2015;

–  B.M.W., prodhim i vitit 2011;

–  Volkswagen, prodhim i vitit 2006;

–  Audi, prodhim i vitit 2007;

–  B.M.W., prodhim i vitit 2004;

 – Fiat “Doblo”, prodhim i vitit 2014;

–  Mercedez Benz, prodhim i vitit 2010;

 – Daimler Chrysler, prodhim i vitit 2007;

–  Volkswagen Golf, prodhim vitit 2009;

– Volkswagen Golf Tdi, prodhim i vitit 2016

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH