Aktualitet

AMNISTIA/ Flet fieraku, shleu 25 vite burg dhe përfitoi vetëm dy ditë nga falja

Shkruar nga Liberale
AMNISTIA/ Flet fieraku, shleu 25 vite burg dhe përfitoi vetëm dy

E shlyente dënimin 25 vjeçar këtë të Premte, doli të Mërkurën nga qelia si përfitues i Amnistisë.

Është nga Fieri dhe la qelitë e burgut të Peqinit, ndërsa thotë se nuk u ka asnjë borxh autoriteteve.

-Edhe sa ditë ju kishin mbetur nga dënimi?

“Dy ditë, ja ku e ke. Ja ta shikosh, u thoni atyre meqë ju paskan dërguar juve, e kam bërë burgun kokërr më kokërr, me fasulet e këtyre,” - i tha ai TV Klan në një reportazh mbi ata të cilët përfituan sot nga Amnistia.

Ndërkohë Bledi Laku nga Tirana pas tre viteve në burgun e Rrogozhinës la qelinë mesidtën e kësaj të mërkure. 50 ditë nga shlyerja e dënimit përfitoi nga amnistia. Ka qenë i dënuar për aksidentimin e një punonjësi policie dhe sot ende ndihet në faj. “Jam fajtor shumë që e kam bërë atë punë dhe i kërkoj falje publikisht atij zotit polic i cili gëzon shëndet të plotë tani. Për gabimin që bëra, vuajta dënimin.”

Një ditë e gëzuar jo vetëm për të burgosurit, por edhe për familjarët e tyre. Një grua priti daljen e vëllait i cili është sërish i lirë pas 24 vitesh.

“Shumë e vështirë ka qenë, nuk i thonë pak 24 vite të presësh.”

Ndërsa një familjar qëndroi disa orë para burgut të Fierit dhe priti vëllanë e tij 72 vjeçar i dënuar 5 vite e 4 muaj për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“U dënua për hashash dhe lirohet sot.”

Mes atyre që përfituan kishte edhe ish-zyrtarë. Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj la qelinë e burgut të Reçit. “Shnet dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Mbarësi në familjet e tyre, gjithë të mirat!”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH