Aktualitet

Amerikani tregon sekretin për një martesë të lumtur: Do servis 1 herë vit si makina, ja si bëhet

Shkruar nga Liberale

Amerikani tregon sekretin për një martesë të lumtur: Do

Ned dhe Jorid Spiecker themelues të “Java e martesës” folën sot për marrëdhënien e tyre 30 vjeçare.

Çifti tha në “Good Morning Albanians” se që marrëdhënia e tyre të funksionojë siç duhet, kanë gjetur gjithmonë pak kohë në ditë për të kaluar me njëri-tjetrin e për të biseduar se çfarë shkon e çfarë nuk shkon në marrëdhënien e tyre.


“Ne kemi menduar që modelimi jonë është gjëja më e mirë që ne mund ti japim fëmijëve. kur fëmijët ishin të vegjël, ne u thoshim tani është koha e mamit dhe babit, ne do rrimë te divani ju vazhdoni të luani. Fëmijët thoshin, është koha e divanit, më mirë ikim”,-tha ajo.

Ndërsa bashkëshorti theksoi se martesa është si 'makina e cila do servis një herë në vit'.

“Ka faza të ndryshme kur nuk mund të shkëputesh nga fëmijët, por ideja është t’i japësh prioritet martesës. Siç shkon çdo vit për ti bërë një kontroll makinës dhe ndryshon vajin, ne bisedojmë si është gjendja, komunikojmë”,-u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH