Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh për 8 Dhjetorin: Rinia e sotme vazhdon tē formësojë të ardhmen e Shqipërisë!

Shkruar nga Liberale
Ambasada e SHBA mesazh për 8 Dhjetorin: Rinia e sotme vazhdon tē

Në Shqipëri festohet sot 8 dhjetori, "Dita Kombëtare e Rinisë" në nder të lëvizjes studentore të 8 dhjetorit 1990 që shënoi fillimin e vendosjes së pluralizmit pas një diktature të gjatë komuniste.

Ambasada amerikane në Tiranë shkruan se rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë.

"Sot Shqipëria feston Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit.

Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci. Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan në Facebook ambasada e SHBA.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH